Ministria e Tregtise dhe Industrise. Prishtine, 03.06.15. Photo:Atdhe Mulla

Sekretari i MTI-së e mohon kërcënimin ndaj ministrit Veseli

Sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci për KALLXO.com në një përgjigje të shkurtër ka mohuar se ka kërcënuar ministrin Vesel Krasniqi.

“Ministrit tash i ka humb arsyeja”, është një përgjigje e shkurtë e Rrecit për KALLXO.com.

I pyetur nCse e ka kërcënuar, Rreci është përgjigjur shkurt “Jo”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kërcënuar siç thotë ai nga sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.

Në një bisedë në telefon, ministri Krasniqi thotë se ka marrë kërcënim me jetë.

“Jam me këta hetues tani. Jam kërcënuar prej Burim Rrecit. Jam kërcënuar me jetë, jam kërcënuar”, ka thënë shkurt ministri Krasniqi.

Kujtojmë se dy ditë më parë Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci, është suspenduar pas një dite që u rikthye në këtë pozitë me vendim të ministrit, Vesel Krasniqi.

Risuspendimin e tij e kishte konfirmuar vetë Rreci për KALLXO.com

Ai ka deklaruar se suspendimi i tij u bë jashtëligjshëm dhe ka lajmëruar kallëzim në Prokurorinë Speciale.

Ministri i Tregtisë: U kërcënova me jetë nga Burim Rreci