Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.69 euro për litër.

Ndërkaq, për benzinë është 1.36 euro, kurse çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.76 euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për datën 13 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.