SAP, Mercedes Benz dhe Boeing e ndërpresin biznesin e tyre me Rusinë

SAP, Mercedes Benz dhe Boeing njoftuan se po e ndalojnë biznesin e tyre me Rusinë.

Kompania SAP bëri të ditur se ky vendim ishte në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

“Një akt aq ç’njerëzor dhe i pajustifikuar sa ky është një sulm ndaj demokracisë dhe njerëzimit. Pasojat e tij na prekin të gjithëve,” tha SAP në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Kompania shtoi se ofroi shndërrimin e hapësirës së deposë së saj në strehim urgjent për refugjatët.

Përmes një deklarat kompania Boeing tha: “Ndërkohë që konflikti vazhdon, ekipet tona janë të përqendruara në garantimin e sigurisë së shokëve tanë të skuadrës në rajon.”

Për më tepër, Daimler Truck, prodhuesi më i madh i kamionëve në botë, ka deklaruar se po i pezullon operacionet në Rusi, duke përfshirë bashkëpunimin e kompanisë me Kamaz, një prodhues i automjeteve të blinduara.

Sot, është dita e 22 e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës duke e dënuar sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./DW