Rritet numri i të infektuarve në Pejë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 191 mostra të testuara gjatë ditës së sotme, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e rritur numrin e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë në 604.

Ndërsa në komunën e Pejës gjatë testimeve të ditës së sotme janë konfirmuar edhe dy raste, duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë komunë në 17.

Sipas IKShPK-së, një rast është në qytetin e Pejës, ndërsa tjetri është në fshatin Llugaxhi.

Sipas njoftimit të IKShPK-së nga virusi COVID-19 në Kosovë janë shëruar edhe pesë persona, duke e rritur numrin e të shëruarve në 128, ndërsa 16 kanë vdekur.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.536.654 raste të COVID-19 dhe 175.759 raste të vdekjes.