Rrihen mes vete katër burra në një diskotekë

Katër burra janë arrestuar pasi në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë janë rrahur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore-sipas raportit te mjekut.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.