COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rreziku nga COVID-19, tetë persona vdesin brenda 24 orëve të fundit

Është duke vazhduar fluksi i lartë i rasteve pozitive e vdekjeve me Coronavirus në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shënuar tetë vdekje me COVID-19.

Ndwrsa kanë rezultuat 2 mijë e 236 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 11 mijë e 373 mostrave të marra në terren nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka njoftuar se 138 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht në Kosovë janë 14 mijë e 249 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani të infektuar me COVID-19 janë infektuar 123 mijë e 98 qytetarë, 2 mijë e 303 kanë vdekur si dhe 106 mijë e 546 qytetarë të tjerë janë shëruar.

Ndërsa, në raportin e fundit të MSh-së poashtu thuhet se 22 mijë e 119 vaksina anti-COVID janë dhënë në nivel vendi.