Rreth 3 mijë fletëvotime nga diaspora arritën me postë të shpejtë

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka thënë se të shtunën më 6 shkurt i kanë marrë rreth 3 mijë zarfe apo pako të votimit përmes postës nga posta e shpejtë DHL.

“Kjo është kontigjenti i parë me datën 6 shkurt. I kemi marr 2 mijë e 776 pako me fletëvotime.. Është bërë sipas procedurës ku kemi personin e autorizuar nga KQZ për ti pranuar. Është bërë me përcjellje të policisë dhe me vëzhgimin e vëzhguesve”, tha ai.

Ahmetaj tha se janë në fazën e trajnimeve të gjitha trupave zgjedhor.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Sami Kurteshi, është interesuar rreth veprimeve që do të ndërmerren për njerëzit që janë të infektuar me Covid-19.

E Ahmetaj se ka pasur praktikë të zgjedhjeve në Mitrovicë dhe Podujevë ku zyrtarët kanë vepruar me shtabet emergjente.

Ai tha se kjo rregullohet përmes shtabeve emergjente ku do të verifikohen të gjithë peronat e ngujuar nga Covid-19.

KQZ-ja gjatë kësaj mbledhje ka miratuar përbërjen e ekipeve mobile për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe vendimit për pagesat e stafit të angazhuar në qendrat e votimit dhe në vendvotime për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.