Rreth 117.3 milionë euro të buxhetit në kontrata një burimore në 2023-ën
Autoritetet kontraktuese në vend, me qëllim të lidhjes së kontratave publike nëpërmjet prokurimit publik, mund të përdorin procedura të ndryshme të prokurimit. Këto procedura përcaktohen në Ligjin për Prokurimin Publik.
Ndonëse 82.15 për qind e vlerës së përgjithshme prej 810.44 milionë euro të kontraktuara në vitin 2023 ishin me procedurë të hapur, lidhja e kontratave me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës renditet e dyta e cila është përdorur gjatë vitit 2023.
Hiç më pak se 117,258,922.10 euro apo 14.47 për qind e vlerës së kontratave të përgjithshme që u lidhën nëpërmjet kësaj procedure.
Në krahasim me vitin 2022, vlera e kontratave është rritë për 38,689,738.59 euro më tepër apo 49.24 për qind. Në vitin 2022 vlera e përgjithshme e kontratave të lidhura me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë ishte 78,569,183.51 euro.
Mirëpo nëse krahasohen me dy vite më parë, atëherë i bie vlera e kontratave që u lidhën me këtë procedurë është më shumë se dyfishi i saj. Për më shumë rreth procedurës, Ligji e mundëson përdorimin e saj në rastet e emergjencave ekstreme, saktësisht kjo përcaktohet me neni 35 të ligjit , përkundër se nuk jepen më shumë të dhëna se çka përfshinë emergjencë ekstreme, pa çka se kjo krijon mundësi për interpretime të ndryshme.
Tenderimi me këtë procedurë nuk është i hapur, ndërsa autoriteti kontraktues fton një apo disa operatorë që të dorëzojnë oferta.
Kujtojmë, se gjatë vitit të kaluar, KRRPP evidentoi se në Kosovë 165 autoritete kontraktues kanë kryer aktivitete të prokurimit, ndërsa për 16 autoritete kontraktuese prokurimet i ka kryer Agjencia Qendrore e Prokurimit [AQP].
Nëpërmjet prokurimit, në vitin 2023 janë nënshkruar mbi dhjetë mijë kontrata – vlera e tyre kalon 810.4 milionë euro
“Bazuar në këto të dhëna, numri i përgjithshëm i kontratave të nënshkruara gjatë vitit 2023 për të gjitha llojet e kontratave është 10,183 më vlerë të përgjithshme prej 810,438,403.40 €”- thuhet në raportin e KRRPP-së.
Mbi 810.4 milionë euro u kontraktuan nëpërmjet prokurimit në vitin 2023