Foto: Ilustrim

Rrahje në Podujevë, policia konfiskon armë

Policia e Kosovës me 15 tetor në Podujevë ka arrestuar dy të dyshuar  pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.

“Nga të dyshuarit ishin përdorur një revole jo funksionale dhe një boks i hekurit. Njësitë policore kanë konfiskuar një armë (revole) ndërsa boksi i hekurit që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur”, thuhet në njoftim të policisë.

Të dyshuarit sipas raportit të policisë kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar.