Ilustrim

Rrahje në kryeqytet, një person vet-lëndohet me thikë

Një person ka marrë plagë nga thika, të njëjtën të cilën e kishte në posedim vetë gjatë një përleshje fizike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se tre persona janë arrestuar për lëndim të lehtë trupor në rrugën “Xhorxh Bush”.

Përleshjes i parapriu sipas policisë një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.

Personi i katërt sipas policisë, i cili dyshohet se mori pjesë në rrahje, gjatë përleshjes aksidentalisht është vetëlënduar me një thikë të cilën e posedonte vetë.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohte ndërsa është iniciuar vepra penale lëndim i lehtë trupor.