Rrahje mes tre personave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua, e cila po ashtu dyshohet se e ka sulmuar të dyshuarin.

Rasti ka ndodhur të dielën në Veternik të Prishtinës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktima janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet si “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.