Adnan Merovci dhe Ukë Rugova kthehen në LDK. Foto: Kallxo.com

Rikthimi i Adnan Merovcit dhe Ukë Rugovës në LDK (FOTO)

Pas shumë vitesh mungesë, Adnan Merovci sot për herë të parë ka hyrë në ndërtesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Merovci është kthyer në selinë e partisë pasi është zgjedhur në mesin e 100 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë gjatë Kuvendit të Nëntë i cili u mbajt të shtunën e kaluar ku Isa Mustafa rifitoi besimin për të tretën herë për ta drejtuar partinë më të vjetër në Kosovë.

Merovci në vitet 1990 ka qenë shoqëruesi më i afërt i kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova duke punuar si shef protokolli.

Pas luftës ai qe larguar nga Rugova dhe LDK.

Adnan Merovci dhe Ukë Rugova kthehen në LDK. Foto: Kallxo.com

Për disa vite, merovci ka punuar si kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së ndërsa më vonë ka qenë edhe kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës dhe kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Sot në selinë e LDK-së, pas shumë viteve është kthyer edhe Ukë Rugova, djali më i ri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Adnan Merovci dhe Ukë Rugova kthehen në LDK. Foto: Kallxo.com

Ai është kthyer gjithashtu si anëtarë i këshillit të përgjithshëm disa vjet pasi kishte qenë pjesë e ‘Listës Rugova’ të përbërë nga persona të pakënaqur me zhvillimet në këtë parti, në krye me ministrin aktual të Diasporës, Dardan Gashi.

Ukë Rugova është aktualisht në një proces gjyqësor si i dyshuar në rastin e vizave italiane.

Adnan Merovci dhe Ukë Rugova kthehen në LDK. Foto: Kallxo.com