Spanja gjatë pandemisë

Regjistrohen 217 vdekje nga COVID-19 në Spanjë

Spanja vazhdon të jetë shteti i dytë në botë për nga numri i të prekurve nga virusi COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Worldometers, në shtetin spanjoll në 24 orët e fundit janë regjistruar 217 vdekje nga coronavirusi, duke e rritur numrin në total të vdekjeve në 27,321.

Në total numri i të prekurve në Spanjë ka arritur në 272,646, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,551 raste të reja.

Kurse numri i pacientëve të shëruar në këtë shtet është 186,480, ndërsa rastet aktive janë 58 mijë e 845.

Për nga numri i të prekurve në botë, pas Spanjës janë Rusia, Britania e Madhe, Italia dhe Brazili.