Reduktime të ujit të pijshëm në disa pjesë, shkak turbullirat në kanalin e Ibër Lepencit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike ditët e fundit, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Turbullira është prezente edhe në Liqenin e Ujmanit, si dhe në Liqenin e vogël, para kanalit të Iber Lepencit.

Sipas njoftimit, impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 17:00. Pastaj nga 23:00 deri në 04:30.

Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.

Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00.

Gjithashtu thuhet se gjatë natës së sotme me reduktim do të jetë edhe Prishtina, pëveç objekteve të rëndësisë së veçantë si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet Qeveritare.