Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reagon ministri Faton Peci pas arrestimit të 31 personave për rastin “Subvencioni 2021”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci përmes një postimi në “Facebook” ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës të arrestimit të 31 personave për rastin “Subvencioni 2021”.

“E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës, rasti “Subvencioni 2021” dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona”, shkruan Peci.

Ai ka thënë se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohen vetëm në adresa meritore, që sipas tij në këtë rast vetëm te fermerët meritorë.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativë, është imperativ i kohës”, ka shkruat ministri.