Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Raporton vëllain në polici se i çmontoi e i dëmtoi dyert e shtëpisë
02.4.2023 - 13:15
Një burrë ka raportuar vëllain e tij në polici për dëmtim të shtëpisë së tij.
Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në Klinë.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij i ka çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë të cilën e kanë të përbashkët.
Në lidhje me këtë ngjarje është marrë intervista e të dy palëve nga ana e hetuesve policorë dhe është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Ky i fundit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.