Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohet grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë

3 minuta pas mesnatës së djeshme, dy punëtorë të një pompe të derivateve kanë raportuar Policinë e Kosovës për një grabitje në vendin e tyre të punës.

Tre persona të maskuar dyshohet se kanë grabitur para të gatshme dhe pako me cigare, sipas raportit policor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Policia thotë se është duke hetuar rastin.