Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohet grabitja e disa produkteve mjekësore në Prishtinë

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person i maskuar ka grabitur disa produkte mjekësore në vendin e saj të punës.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 21.02.2024, rreth orës 09:45 në Prishtinë.

Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.