Raportimi në kohë lufte - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për raportimin në kohë lufte, ku tre korrespondentë të Kosovës rrëfejnë për bashkëpunimin me mediat ndërkombëtare në kohën e luftës në Kosovë. Po ashtu, mund të ndiqni edhe rrëfimin e ish-ushtarit të UÇK-së.

Cila ka qenë përvoja e të ftuarve në emision si korrespondentë të luftës në Kosovë?

Çfarë bashkëpunimi kanë pasur këta korrespondentë me ushtarët e UÇK-së?

Çfarë momente kritike kanë pasur korrespondentët në vitet 1998-1999?

Sa kanë qenë të përballueshme pamjet e masakrave për korrespondentët e luftës në Kosovë?

-Çfarë kërkesa kanë pasur ushtarët e UÇK-së nga këta korrespondentë?

Të ftuar janë: Linda Gusia, ish-hulumtuese për Washington Post, Safet Gashi, ish-producent për ITN, Belma Bajrami, ish-producente për BBC dhe Ferid Berisha, ish-ushtar i UÇK-së.