Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Ramush Haradinaj nuk flet pas takimit të liderëve të koalicionit qeverisës

Partnerët e koalicionit qeverisës sot në orët e pasditës kanë mbajtur një takim në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pas përfundimit të takimit nuk është deklaruar për media.

Ndërkaq i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ky ka qenë një takim i rregullt në mes partnerëve të koalicionit, ku është biseduar për fillimin e vitit shkollor dhe çështje të tjera.

“Takim i zakonshëm ndërmjet partenerve te koalicionit. Kemi diskutuar për për fillimin e vitit të ri shkollor dhe çështje të tjera. Nuk e di nëse Lista Serbe do të del prej koalicionit, nuk e kam këtë informatë”, ka thënë ai.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm lideri i LDK-së, Isa Mustafa, kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.