Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramadani i Lëvizjes Besa: Në vitin e parë do të sigurojmë ujë të pijshëm në Likovë

Kandidati i Lëvizjes Besa, për kryetar të Komunës së Likovës, Luan Ramadani, në Debat Pernime ka deklaruar se nëse ai vjen në krye të Komunës pas 17 tetorit brenda 12 muajve të parë të qeverisjes do të ketë furnizim me ujë të pijes në Likovë si dhe do të rregullohet edhe kanalizimi.

“Çështja e ujësjellësit dhe kanalizimit edhe pse premtohen gati që 16 vite me radhë sot e kësaj dite, këto projekte ende janë të parealizueshme”, deklaroi Ramadani.

Ai shtoi se nuk do ta anashkaloi transparencën, luftimin e korrupsionit dhe nuk do të ishte bërë dorë e dikujt tjetër në Komunë. Ramadani, në fund nënvizoi se këto projekte janë elementare për jetën e qytetarëve në Komunën e Likovës.