Ramadani: Dy familjarët e 77 vjeçarit të infektuar me coronavirus janë në shtëpi

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në konferencën për media ka thënë se 3 raste janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës.

Gjithashtu, ai tha se dy familjarët e 77 vjeçarit, të prekur me coronavirus, janë lëshuar për në shtëpi.

“Me 17 raste të konfirmuara dhe me hulumtimin e te gjitha kontakteve, ne kemi konsoliduar rastet me databazë, që do të na japë mundësi t’i identifikojmë të dyshuarit”, tha Ramadani.

Ai ka thënë se po mundohen që të bëjnë te pamundurën që epidemia të mos përhapet.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmoi në këtë konferencë një rast të ri me coronavirus.

Pacienti është familjar i të prekurit nga Dumnica e Podujevës.

Numri i të prekurve nga coronavirusi në Kosovë ka shkuar në 17.

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.

Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

https://kallxo.com/lajm/shkon-ne-17-numri-i-te-prekurve-me-coronavirus-ne-kosove/