Rama: Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën, do të marrë pjesë Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në Tiranë do të mbahet një samit për Ukrainën, ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këto komente Rama i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Shkup, pas konferencën me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup.

“Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me të do të përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë proces të Komisionit Europian dhe administratës amerikane për të bërë një bilanc të këtij muaji nga sot deri në fund të shkurtit dhe për të vazhduar që të punojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet edhe nga proceset që janë sot në Europë, duhet të kapim datat”- tha Rama.

Ndërsa shtoi se “do të jetë një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të biseduar për sfidat e sigurisë”.

Më 15 qershor 2022, Rama, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kishin qëndruar në Kiev dhe ishin takuar me Zelenskyn.