Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria shkarkon Isuf Zekajn nga pozita e anëtarit të bordit drejtues të SHSKUK-së

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e anëtarit të bordit drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Isuf Zekaj.​

Kështu ka bërë të ditur Qeveria përmes një komunikate.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”- thuhet në njoftimin e Qeverisë.​