Foto: KALLXO.com

Qeveria propozon ndarjen e nga 100 eurove për fëmijët në Kosovë

Qeveria e Kosovës që gjatë mbledhjes së sotme të miratojë vendimin për ndarjen e 100 eurove për fëmijët në Kosovë.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.

Sipas Kurtit, është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes.

“Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë” – tha Kurti.