Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria nuk po jep informacione se tokat e kujt po i shpronëson

Mexhide Demolli Nimani nga Organizata FOL tha në “Kallxo Pernime” se asnjë ministër i Financave nuk është duke dhënë qasje se tokat e kujt janë duke i shpronësuar.

Sipas saj, janë 244 milionë euro që po shpronësohen por nuk dihen pronarët e tokave.

“Janë ndërruar 3 qeveri dhe ne si FOL, janë ndërruar 3 ministra të Financave, nuk na kanë dhënë qasje. Kanë qenë Bedri Hamza, Besnik Bislimi dhe tash Hykmete Bajrami. Nga buxheti e kemi parë janë 244 milionë euro që kanë shkuar për shpronësime. Këtë kërkesë e kemi pasë dhe do ta vazhdojmë ta kemi”, tha Demolli Nimani në “Kallxo Pernime”.

Sipas saj, edhe pas premtimeve publike nga Ministria e Financave ende nuk u është lejuar qasja.

“Na ka premtuar publikisht këtu në Kallxo.com zëvendësministri i Financave nga LDK (Agim Krasniqi) dhe nuk na kanë dhanë qasje”, tha tutje ajo.