Qeveria ndan nga 60 euro shtesë për stafin shëndetësor për nëntor dhe dhjetor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që t’i ndajë pagesë shtesë prej 10% të pagës për punëtorët shëndetësor.

Sipas këtij vendimi, profesionistët shëndetësor dhe stafi mbështetës do të marrin minimalisht 60 euro mbështetje për muajt nëntor dhe dhjetor 2021.

U.D së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se për ndarjen e mjeteve do të përkujdeset Ministria e Financave.