Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Qeveria miraton projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike nga COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike nga COVID-19.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dha detajet e këtij projektligji.

“Kemi projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19. Me anë të këtij projekligji plotësohet ligji për garanci kreditore, ligji për AKP-në, ligji për të ardhurat përsonale, ligji për tatimin në vlerën e shtuar”, tha ajo.

Sipas ministres, brenda katër muajve përmes këtij ligji pas hyrjes në fuqi, autorizohet që t’i mundësohet qytetarëve të Kosovës t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale.

“Ky ligj do të mundësojë programin e plotë të rimëkëmbjes ekonomike. Me anë të këtij ligji kemi planifikuar të ndryshojmë normën e tatimit mbi vlerën e shtuar në 8% për furnizimet e hoteleve, restoranteve, si dhe të lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar transaksionet e sigurimit dhe risgurimit në bujqësi”, shtoi ajo.