Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria miraton nismën për negocimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike me numër 2023/450-113, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut nën IPA III (2021-2027).

Kjo marrëveshje ka për qëllim përcaktimin e përgjegjësive për zbatimin e asistencës teknike të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Kryeministri, Albin Kurti tha se kjo marrëveshje ka për qëllim përcaktimin e përgjegjësive për zbatimin e asistencës teknike të programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kjo ministri është përgjegjëse për koordinimin dhe zbatimin e tri programeve të bashkëpunimit ndërkufitar që financohen nga fondet e BE-së.

“Zbatimi i IPA II (2014-2020) është përmbyllur me sukses” – tha Krasniqi.

Shuma totale e IPA II, sipas tij është 8.4 milionë euro.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë, më 13.03.2024.