Foto: Albin Kurti, facebook

Qeveria miraton koncept dokumentin për Fondin Sovran

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka marrë vendim për miratimin e koncept dokumentit për themelimin e Fondit Sovran.

“Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri, do t’i jap jetë të re aseteve që qëndrojnë të nën-shfrytëzuara në AKP, do t’i jap një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës. Fondi pritet që të kryej jo vetëm një rol mbikëqyrës të aseteve të Kosovës”, tha Kurti.

Në shtator të vitit të kaluar, qeveria pati marrë vendim për themelimin e Komisionit për Fondin Sovran.

Shuarja e Agjencisë Kosovare dhe krijimi i fondit sovran është premtim i qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës merr vendim për themelimin e Komisionit për Fondin Sovran