Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook

Qeveria e Kosovës merr vendim për themelimin e Komisionit për Fondin Sovran

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore, si parakusht për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Komisioni do të ketë këtë përmbajtje: Kryeministri kryesues, zëvendëskryeministri i parë zëvëndëskryesues, ministrja e Ekonomisë anëtare, ministrja e Industrisë anëtare, ministri i Financave anëtarë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anëtarë dhe zëvendësues i sekretarit të përgjithshëm të zyrës së kryeministrit.

Kryeministri Kurti tha që Fondi Sovran është një nga premtimet qeveritare.

“Në përputhje me zotimin tonë, sot po e marrim një hap të rëndësishëm. Me qëllim të ngritjes së përformancës, me synim të përkujdesjes se aseteve strategjike të Republikës së Kosovës. Me qëllim për rindërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe me qëllim të shërbimit si krah financiar, përmes këtij propozim vendimi, qeveria themelon Komisionin i cili do të vendos hapat bazë për themelimin e Fondit Sovran”, tha ai.