Kurti thotë se pasaporta e Kosovës forcohet prej 1 janarit 2024

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj të 174 me radhë.

14 pika të rendit të ditës përmban kjo mbledhje e Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes tha se nesër kalojnë 2/3 e mandatit 4 vjeçar që duhet të shërbejë si moment reflektimi.

“Vetëm këtë muaj janë mbi 2100 konvertime të targave, në të njëjtën kohë që interesimin për t`u pajisur më pasaporta të Kosovës po rritet, nga 1 janari pasaporta jonë do të ketë shumë më e fuqishme, kjo arritje është rezultat i qeverisjes tonë të mirë të lartësuar ndërkombtrarisht” – tha Kurti.

Ai falënderoi ekipin e tij qeveritar për punën e tyre deri në këtë kohë.

“Unë ju falënderoj për punën e deritanishme për punën e juaj dhe stafin e ministrive” –  u shpreh Kurti.