Foto: ZKM

Qeveria Hoti miraton programin qeverisës deri më 2023

Duke uruar suksese në detyrat e reja, ministrat e qeverisë Hoti në mbledhjen e parë vendimmarrëse kanë miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Kryeministri Avdullah Hoti prezantoi programin duke thënë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar se objektiva e parë është menaxhimi i pandemisë.

“Programi që kemi përgatitur i adreson nevojat prioritare që ka shteti i Kosovës, i bazuar në parimet dhe normat që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës. Objektiva e parë është menaxhimi i pandemisë, ndërkaq masat afatgjate përfshinë krijimin e kapaciteteve që të kryejmë numër të madh të testeve me procedura të shpejta. Do të ndërtohet një sistem të inteligjencës duke identifiku rastet që paraqiten”, tha ai.

Sipas Hotit një theks i veçantë do të ketë ndaj rimëkëmbjes ekonomike.

“Prioriteti i dytë është rimëkëmbja ekonomike, ku kemi një listë të pastër të masave për revitalizimin e ekonomisë. Do të krijojmë fondin për rimëkëmbje me më së paku 1.2 miliard euro”, tha ai.

Hoti përmendi edhe disa plane të tjera për siç tha ai “fuqizimin e shtetit ligjor”.

“Do të jemi të pa kompromis në luftën kundër korrupsionit, do të angazhohemi në përmirësimin e procesit zgjedhor”, shtoi ai.

Tek dialogu Hoti tha se kanë disa orientime të qarta për të krijuar kohezionin mes të gjitha forcave politike.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pëemëdni tri çështje të cilat sipas tij janë jetike.

“Në takimin e parë e kemi pasur me datën 4 maj të këtij viti dhe kemi punuar si partnerë. Sot është një ditë e mir sepse një ditë pas marrjes së mandatit po e prezantojmë një program dhe po e bëjmë në mënyrën më të dinjitetshme dhe normale. Tri çështje janë kruciale, e para me zbatimin e pakos shtetërore që e kemi bërë në qeverinë Haradinaj, çështja e dytë lidhet me ligjin për qeverinë, që duhet të ja japim Kosovës, si dhe një temë tjetër lidhet me reformat në fushën e inspektimeve nga MTI”, tha ai.

Ndërsa zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj tha se beson në realizimin në tërësi të programit të qeverisë Hoti.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, tregoi për specifikat e ministrisë së tij.

“Do të ishte mirë që të jetë në konsideratë prania ndërkombëtare ushtarake këtu dhe disa dokumente që duhet t’i referohemi pasi që Kosova është në fazën e tranzicionit. Poashtu edhe me një pjesë që është praktikimi i shërbimit ushtarak” tha ai.

Ndërsa kryediplomatja Meliza Haradinaj- Stublla u shpreh e pakënaqur që paraardhësi Glauk Konjufca nuk ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën.