Foto: ZKM

Qeveria emëron bordin e Kompanisë Rajonale Ujësjellësit "Gjakova"

Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të ndërmarrjes publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar kandidatët e nominuar për KRU “Gjakova”.

“Asocacioni i komnave ka dërguar listën me kandidatë të nominuar për KRU Gjakova. Për drejtor të bordit, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi – kryesues; Arianeta Nura – antare; Vildane Maloku – anëtare dhe Jeton Haxhijaha – anëtar. Mandati i tyre zgjat 3 vite”, ka thënë Kurti.

Ai tha për këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej 47 kandidatë prej të cilëve komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet dhe kanë përzgjedhur listën e ngushtë me 18 kandidatë.

“Kanë aplikuar jithsej 47 kanidatë. Komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve që kanë aplikuar dhe kanë përzgjedhur listën e ngushtë 18 kandidatë. Lista e ngushtë e kandidatëve të përzgjedhur për intervistë është dërguar për verifikim në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe te Thesari i Kosovës”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri theksoi se të gjithë kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë, janë siguruar se mund të parashtrojnë ankesë në afatin prej 30 ditëve.

Sipas Kurtit, kanë qenë tetë ankesa, prej të cilave komisioni i ka aprovuar pesë dhe i ka refuzuar tri.