
Trepça
Qeveria emëroi Bord të përkohshëm Mbikëqyrës në Trepçë
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Përkohshëm Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça.
Me propozim të ministres së Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, është votuar për emërimin e Bordit të përkohshëm Mbikëqyrës në Trepçë.
“Si ministre përgjegjëse i propozoj Qeverisë të emëroj një Bord të përkohshëm Mbikëqyrës në Trepçë, këtë propozim e jap duke u mbështetur në Kushtetutë, Ligjin për Trepçën dhe Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, ka thënë ministrja Hajdari në mbledhjen e Qeverisë.
Ajo ka propozuar edhe emrat e drejtorëve në Bordin e përkohshëm Mbikëqyrës në Trepçë.
“Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor, Bahri Hyseni, drejtor, Shyqeri Kelmendi, drejtor dhe Shqyeri Sadiku, drejtor dhe përfaqësues i punëtorëve”, ka thënë Rozeta Hajdari.
“Siç parashihet, ne duhet të emërojmë një bord të përkohshëm. Këta janë ekspertë me përvojë të dëshmuar”, ka thënë tutje ajo.
Propozimi i saj ka marr të gjitha votat për.
Ditë më parë, pas një hulumtimi të emisionit “Jeta në Kosovë”, u shkarkua Bordi Mbikëqyrës në ndërmarrjen Trepça.
Konkursi i kurdisur në Trepçë dhe rekomandimet e BE-së për zgjedhjet e ardhshme
Disa banorë të Shalës së Bajgorës vazhdojnë të protestojnë ndaj një konkursi në Trepçë.