Konkursi i kurdisur në Trepçë dhe rekomandimet e BE-së për zgjedhjet e ardhshme

Sonte në “Jeta në Kosovë”  u transmetua hulumtimi për konkursin për punëtorë në ndërmarrjen “Trepça”

Si u bë që katër persona që nuk figurojnë në listën e rezultateve të testit dolën se u pranuan në fund?

Si u punësuan njerëz të afër të politikës e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës në konkursin e 24 shtatorit 2019?

Çfarë thonë organizatorët e protestës?

Si u përgjigjet kritikave kryeshefi i Trepçës, Basri Ibrahimi?

A kanë filluar që me krejt këtë konkurs të merren edhe organet e drejtësisë?

Në pjesën e dytë të emisionit u transmetua intervista me shefen e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e vitit 2019.

Ajo flet për shkeljet që u gjetën në zgjedhjet e 6 tetorit dhe  rekomandimet për reformë zgjedhore

“Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në orën 21:20  dhe repriza të premten në mesditë.