Trepça

Qeveria shkarkon Bordin mbikëqyrës të Trepçës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shkarkohet Bordi i mbikëqyrës i ndërmarrjes  ‘Trepça’.

Rozata Hadari, ministre e Ekonomisë propozoi shkarkimin e gjashtë drejtorëve të emëruar nga qeveria e kaluar, sepse sipas saj ata kanë shkelur detyrat fiduciare.

“Unë i propozoj qeverisë që të shkarkojnë drejtorët, këtë propozim e jap duke u mbështetur në Kushtetutë, Ligjin për Ndërmarrje Publike si dhe Ligjin për Trepçën. Në rastin e Trepçës tërësia e rrethanave rreth menaxhimit të pa lujtshmërive dhe punësimit jep arsye për të besuar se bordi mbikëqyrës ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, tha ajo.

Ministrja Hajdari përmedi edhe disa arsye të tjera pse këta drejtor duhet të shkarkohen.

“Gjatë shkurtit 2020 Trepça ka hapur procedura tenderimi për dhënien me qira të pronave të paluajtshme të ndërmarrjes që përfshinë disa tokë dhe objekte. Qiradhënia afatgjate e kësaj natyre bie ndesh me nenin  1 të ligjit për këtë Trepçën”, tha ajo.

Në fund ajo përmendi edhe konkursin e fundit në këtë ndërmarrje i cili u hap një ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore në vend.

“Më 24 shtator 2019, Trepça ka shpallur konkurs për 220 punëtorë të rinjë, shpallja e kandidatëve të suksesshëm ka ngritur dyshime për keqpërdorime. Banorët kanë protestuar, jemi njoftuar që edhe Prokuroria ka nisur hetime. Veprimet ose mosveprimet e bordit mbiqkyrës kanë dëmtuar imazhin e ndërmarrjes”, tha ajo.

Më 4 prill qeveria Haradinaj emëroi gjashtë anëtarët e bordit mbikëqyrës që u emëruan nga qeveria Haradinaj janë: Esat Peci, Ardian Syla, Feriz Fetahu, Naser Peci, Xhafer Nuli, Shyqiri Sadiku.

KALLXO.com ka raportuar se ky emërim ishte i kundërligjshëm.

Emisioni Jeta në Kosovë, mbrëmë ka transmetuar një hulumtim i cili vë në pah parregullsitë për konkursin e shpallur në prag të fushatës zgjedhore.

Konkursi i kurdisur në Trepçë dhe rekomandimet e BE-së për zgjedhjet e ardhshme