Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi
Qeveria e Serbisë vazhdon emërimet e strukturave paralele në Kosovë
Kryetari e Komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq është emëruar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq si kryetar e qarkut të Mitrovicës. Kështu raportuan sot mediat serbe.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela.
Vela e quajti si “mbështetje të strukturave ilegale” të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
“Vendimi më i fundit për të emëruar kreun e të ashtuquajturit “rajoni i Mitrovicës” minon përpjekjet e mëparshme të dialogut të lehtësuar nga BE midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë për shpërbërjen e strukturave “paralele””, thuhet në reagim.
Më 19 prill të vitit 2013, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i asaj kohe, Ivica Daçiq, patën nënshkruar një marrëveshje 15 pikëshe, ndër të tjera përfshihej edhe shuara e strukturave paralele në territorin e Kosovës.
www.kallxo.com