Intervistë me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qelaj premton se do merret me zbatimin e ligjit për qasje në dokumente publike

Naim Qelaj, Avokati posazgjedhur i Popullit ka premtuar se do të merret me zbatimin e ligjit për qasje në dokumente publike.

Përballë Jeta Xharrës, Qelaj tha se ka kërkuar raport për me e pa se sa është zbatu ky ligj.

“Pa dyshim që në çdo rast kur nuk respektohet dispozitat ligjore dhe ku ka vend të zbatohet kjo dispozitë. Ndoshta kam me marrë me e publiku atë raport dhe do të iu dërgoj edhe juve personalisht, që me e pa se sa ka qenë në aplikim kjo. Ka pas raste kur kjo ka pasur efekt. Unë do të aplikoj shtimin e këtyre rasteve dhe më të shpeshtë e aty ku do duhet”, tha Qelaj.

Avokat i Popullit i posazgjedhur ka premtuar se do e rrisë transparencën në këtë institucion.

“Kam qenë pjesë e garës dhe kam dasht me e ditë se çka po ndodhë. Në anën tjetër kam parë kritikë të shoqërisë civile në drejtim të procesit dhe kam deklaruar publikisht që zëri i shoqërise civile duhet të dëgjohet në çdo rast, por nuk është pjesë e imja që me u përzi në atë punë dhe nuk kam mundur me vendosë, sepse ka vendosë politika”, ka thënë Qelaj.