Putin: Rusia do të dërgojë grurë falas në gjashtë vende afrikane

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia mund t’i zëvendësojë furnizimet ukrainase me drith në Afrikë dhe njoftoi se Rusia do të dërgojë grurë falas në gjashtë vende afrikane në muajt e ardhshëm.

“Unë kam thënë tashmë se vendi ynë është në gjendje ta zëvendësojë grurin ukrainas si në aspektin tregtar ashtu edhe në formën e ndihmës falas për vendet më në nevojë afrikane. Për më tepër, këtë vit ne përsëri presim një korrje rekord”, deklaroi Putin gjatë një seance plenare në Forumin Ekonomik dhe Humanitar në Shën Petersburg.

“Për të qenë konkret, do të shtoj se në 3-4 muajt e ardhshëm do të jemi gati t’i ofrojmë Burkina Fasos, Zimbabvesë, Malit, Somalisë, Republikës së Afrikës Qendrore dhe Eritreas nga 25,000-50,000 ton drithë [për secilën] pa pagesë. Ne gjithashtu do të ofrojmë dërgim falas të këtyre produkteve për konsumatorët”, u tha Putin udhëheqësve afrikanë duke u duartrokitur njëkohësishtpër këtë deklaratë.

Putin shtoi gjithashtu se Rusia dhe vendet afrikane do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre në sferat e bujqësisë, energjisë, shkencës dhe arsimit./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala