(Arkiv)

Punime në projekte investive, vendet ku nesër do të ndalet rryma

Për shkak të punimeve të parapara në projekte investive, KEDS ka njoftuar se në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës nesër.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

Rajoni i Prishtinës

1.

Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Furra Laura (kodi:14000001004) prej orës  09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e rr.Valon Hasani,

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor.

Rajoni i Pejës

1.

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Vitomirica (kodi: 50000010) prej orës 12:00 deri në ora 15:00

Vendet: Katuni i Ri 2, Instituti Bujqësor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe Dubova e Vogël.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV sipas zgjidhjes teknike.

Rajoni i Gjakovës

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gjakova III (kodi: 81000116) prej orës 10:30-11:00 dhe nga ora 13:00-13:30

Vendet: rrugët: Besim Bistrazhini, Dërgut Vokshi, Dëshmorët e Lirisë, Elena Gjika, Gjon Bisaku, Gjon Nikoll Kazazi, Haki Taha, Hysni Dobruna (një pjesë), Ismail Qemali (një pjesë), Konferenca e Bunjajt, Konstandin Kristoforidhi, Lidhja e Prizrenit, Martin Camaj, Migjeni (një pjesë), Mithat Frashëri, Shaban Polluzha, Yjet e Erenikut (një pjesë) dhe Yll Morina.

Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS 340 (kodi: 81000116362) prej ores 10:30 deri në ora 13:30

Vendet: rr. Skënderbeu, rr. Hysni Dobruna – një pjesë.

Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve sipas komisionit të pranimeve teknike.