
Mallra në një supermarket - Foto: REL
Punëtori i një marketi në Prishtinë kapet në flagrancë duke vjedhur
27.2.2022 - 09:12
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar në Prishtinë, pasi ai është kapur në flagrancë nga menaxheri i një marketi duke vjedhur.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje
Rasti ka ndodhur në ora 18:20.