Ilustrim

Punëtori i kompanisë "Pastrimi" sulmohet gjatë largimit të mbeturinave në Bardhosh të Prishtinës

Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se një nga punëtorët e saj është sulmuar gjatë ditës në lagjen Bardhosh të kryeqytetit.

Kompania ka njoftuar banorët e Bardhoshit se largimi i mbeturinave nuk është kryer si pasojë e këtij sulmi.

“Kompania “Pastrimi”, Sh.A Njësia Operuese Prishtinë, njofton banorët e lagjes Bardhosh se shërbimi i largimit të mbeturinave tek një pjesë e kësaj lagjeje e përcaktuar për ditën e sotme nuk është kryer si pasojë e një sulmi fizik ndaj punëtorit të kompanisë sonë. Sulmi ndaj punëtorit ka ndodhur gjatë largimit të mbeturinave në këtë lagje nga një person i pa përgjegjshëm”- thuhet në njoftim.

Kompania “Pastrimi” ka dënuar rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu njoftoi se përveç sulmit të sotëm, punëtorët e terrenit shpeshherë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë.

Sipas kompanisë sulmi është lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ndaj sulmuesit është hapur rast.

KALLXO.com ka tentuar të marrë detaje nga Policia lidhur me rastin, por nuk ende nuk ka marrë përgjigje.