COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Publikohen shifrat e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vend, janë konfirmuar 147   raste me COVID-19

Ndërkaq, 8  persona kanë vdekur nga coronavirusi.

Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276.