PSD reagon pas arrestimit të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë

Partia Social Demokrate ka reaguar pas arrestimit të disa aktivistëve të saj, derisa ishin duke e mbajtur një aksion simbolik para objektit të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

“Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milionë eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar aktivistët e PSD-së”, ka bërë të ditur PSD.

PSD ka bërë të ditur edhe emrat e aktivistëve që janë arrestuar, duke kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Kërkojmë urgjentisht që aktivistet dhe aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Sipas tyre, kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai ‘gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit’.

“Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen”, është thënë më tej.

Arrestimi i aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës/Foto:PSD
Arrestimi i aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës/Foto:PSD
Arrestimi i aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës/Foto:PSD
Arrestimi i aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës/Foto:PSD
Arrestimi i aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës/Foto:PSD
Arrestimi i aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës/Foto:PSD

KALLXO.com më herët raportoi për arrestimin e Dardan Molliqaj dhe aktivistëve të tjerë.

PSD kishte organizuar këtë aksion simbolik për mos respektim të masave anti-COVID-19 nga ana e partive politike para fushatës zgjedhore, të cilët po mbajnë tubime duke i shkelur këto masa.

Arrestohen Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së