Arrestohen Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së

Policia e Kosovës i ka arrestuar sot disa aktivistë të Partisë Social Demokrate, pasi ata realizuan një aksion simbolik para objektit të policisë, e që në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

PSD kishte organizuar këtë aksion simbolik për mos respektim të masave anti-COVID-19 nga ana e partive politike para fushatës zgjedhore, të cilët po mbajnë tubime duke i shkelur këto masa.

Aktivistët e PSD-së po ashtu kanë shkruar në objektin e Policisë “Për partitë tubime, për qytetartët dënime”.

KALLXO.com po ashtu ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje dhe është duke pritur përgjigje.