Protestë para Ambasadës Suedeze për Nobelin

Pak protestues janë mbledhur sot në ora 11:00 para Ambasadës së Suedisë në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit Nobel, austriakut Peter Handke.

Protesta është shoqëruar me thirrjet për anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit Nobel Handkes dhe janë prezantuar 20 dizajne – fotografi të cilat kujtojnë krimet e kryera e nga formacionet ushtarake në drejtimin e Milloshevicit në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.

Ben Apolloni organizator i kësaj proteste ka thënë para gazetarëve së vendimin i Akademisë suedeze të shkencave është skandaloz dhe qëllimi i kësaj proteste është që të kundërshtohet vendimi për shpërblimin e mbështetësit të Millosheviqit.

“Ne do t i dorëzojmë Ambasadës Suedeze 20 fotografi të dizajnuara nga Rzezart Galica, në shenjë të mbarimit të luftës të cilat paraqesim krimet që janë kryer nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit”, ka thënë Apolloni.

Dy organizatorët e kësaj proteste janë pritur në hollin e ambasadës nga zyrtarë të ambasadës të cilët u premtuan organizatorëve se porosinë e tyre do ta përcjellin të autoritetet e ambasadës.