
Propozimi kosovar nuk nominohet për çmimin ‘Oskar’
10.2.2021 - 10:40
Filmi “Exil” i Visar Morinës nuk ka arritur të përzgjidhet për garën e çmimit “OSCAR”, për edicionin e sivjetmë.
“Exil” përfaqësoi Kosovën në garën për nominim në kategorinë për çmimin më të mirë të huaj.
“Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, ka publikuar nominimet për edicionin e 93-të të çmimeve “OSCARS”.
Sipas faqes zyrtare “OSCARS”, ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 25 prill 2021.