Film serb “Mrak” (Errësira) me tematikë të trilluar nga ngjarjet e marsit 2004 - kandidat Oskar
Komisioni përzgjedhës i Qendrës së Filmit të Serbisë (FCS) për përzgjedhjen e kandidatit serb për çmimin Oscar ka marrë vendim që filmi “Mrak” (Errësira) i rexhisorit Dushan Miliq të jetë përfaqësuesi i Serbisë në garën për ceremoninë e 95-të të çmimit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit – Oscar, në kategorinë për filmin më të mirë ndërkombëtar.
Në sqarim, komisioni përzgjedhës i këtij filmi thekson se filmi ‘Mrak’ përcjell disa ditë të jetës së një familjeje brenda një enklavë të ndarë dhe të pambrojtur në Kosovë e ……. Me tension, atmosferë, gjuhë kinematografike të aftë dhe elemente tmerri, filmi na prezanton në një botë frike dhe pasigurie, në të cilën tre breza të një familjeje përpiqen të ruajnë pamjen e një jete normale.
Filmi bazohet në historinë e trilluar nga trazirat e marsit 2004 në Kosovë dhe është i zhanrit triler psikologjik që trajton “jetën në frikë të vazhdueshme të vajzës serbe Milica, e cila pas zhdukjes së babait dhe xhaxhait të saj mbetet vetëm me nënën Vukicën dhe gjyshin në shtëpi”.
Në garë për kandidatin e sivjetëm për Oscar janë edhe këta filma: “E Premtja e Shenjtë – Kryqi në shkretëtirë”, “Vera kur mësova të fluturoj”, “Errësira”, “Heronjtë e klasës punëtore” dhe “Strahinja Banoviq”.
Ceremonia e ardhshme e 95-të e Oscar-it do të mbahet në Los Angeles më 12 mars 2023.