
Foto: Facebook, Yllka Gashi
“Zgjoi” në listën e ngushtë për çmimin Oscar, Osmani e quan sukses të jashtëzakonshëm
21.12.2021 - 23:20
Kosova ka arritur që për herë të parë të hyjë në listën e ngushtë për çmimin Oscar me filmin “Zgjoi”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm.
““Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo thotë se do të jetë me artistët drejt majave.